Materiale shkollore
Lapsa, ngjyra, fletore, çanta dhe mjete vizatimi për librari, shitore dhe shkolla.
Shitje vetëm me shumicë, për biznese dhe institucione.
Furnizojmë librari, shitore, markete dhe institucione në gjithë Kosovën. Mbi 5000 artikuj në katalog, nga lapsi te rafti ku qëndron.
Mbi 5000 artikuj, të ndarë në pesë reparte.
Lapsa, ngjyra, fletore, çanta dhe mjete vizatimi për librari, shitore dhe shkolla.
Letër, fasikla, heftmakina, markera dhe kalkulatorë për zyra, institucione dhe biznese.
Makina çmimesh, etiketues tekstili, kasa parash, menu dhe rafta për dyqane.
Balona, shirita, qirinj dhe kartolina për ditëlindje, festa dhe fundvit.
Topa, pingpong, letra loje, shah, kupa dhe medalje për shkolla dhe klube.
Nga telefonata e parë te malli në raftin tuaj.
Me telefon, në WhatsApp ose me një vizitë në dyqan. Na tregoni çfarë shitni dhe ku ndodheni.
Ju dërgojmë çmimet me shumicë për artikujt që ju interesojnë. Agjentët tanë vizitojnë biznese në çdo cep të Kosovës.
E përgatisim në depo sipas kodeve të artikujve dhe e kontrollojmë para se të niset.
Malli vjen me automjetet tona, bashkë me dokumentacionin përkatës.


Akoma te Fatlindi është kompani e specializuar në shitjen me shumicë, me përvojë shumëvjeçare në treg. Dyqani ynë kryesor, me showroom, ndodhet në Tregun e Ri, Zona Industriale, Prishtinë: aty i shihni artikujt nga afër dhe bëni porosinë.
Malli ruhet dhe përgatitet në depon tonë, veçmas nga dyqani. Materialet shkollore janë vetëm një pjesë e gamës: kemi edhe artikuj zyre, dekorime, produkte kreative, çanta, aksesorë dhe shumë kategori të tjera, dhe sjellim vazhdimisht produkte të reja që partnerët tanë të kenë furnizim pa ndërprerje.
Më shumë për nePo hapni ose po rregulloni një dyqan? Përveç mallit, ofrojmë edhe rafta. Na tregoni hapësirën dhe çfarë do të shisni, dhe ju ndihmojmë me zgjedhjen.
Dyqani dhe showroom-i ynë ndodhen në Tregun e Ri, në Zonën Industriale të Prishtinës. Mallin mund ta shihni nga afër para porosisë.
| E hënë - e shtunë | 07:00-16:00 |
|---|---|
| E diel | Pushim |
Rr. Hyrije Hana, Tregu i Ri, Zona Industriale, 10000 Prishtinë
Harta ngarkohet nga Google vetëm kur e hapni.